Laguna Kune-Vain (Shqipëri)

Laguna Kune-Vain , e njohur ndryshe si “Delta e Drinit” , ndodhet ne zonën administrative të rrethit Lezhë, në pjesën veriore të bregdetit shqiptar. Laguna Kune-Vain është formuar nga akumulimi i dherave përmes lumenjve Drin dhe Mat. Dy kanale lidhin lagunën me detin. Në atë zone gjinden lloje të ndryshme të habitateve , të tilla si pyje mrinash, keneta kripë, kallamishte,  ishuj lagunor dhe brigje rëre. Në këtë zonë ka faunë të larmishme por kryesisht mbizotëron ajo ujore dhe shpendët e ujit. Eshtë një zonë e rëndësishme për shpendët migrues që gjatë periudhave të ndryshme ndërtojnë çerdhet e tyre . Zona është ruajtur mjaft mirë deri në 1991.

Në fund të epokës se bronxit dhe fillimit të epokës se hekurit zona banohej nga fiset antike të Ilirëve. Rreth Lezhës së sotme ndodhej asokohe qyteti Roman i Lisusit , i themeluar nga Dionisi i Sirakuzës në 385 P.es. . Ky qytet zotëronte ndërtesa dhe fortifikime të mëdha ndër të tjera edhe fortesën Akrolisus që konsiderohej e pakapshme nga pushtuesit. Në zonë ndodhen shumë mbetje të këtyre civilizimeve , ndër to edhe kalaja mesjetare e Lezhës .

Aktivitetet tradicjonale të zonës janë peshkimi, bujqësia, blegtoria, pylltaria dhe gjuetia që njëkohësisht përfshijnë zhvillimin e agro-industrisë, ujikulturën, plazhet, turizmin kulturor dhe ruajtjen e natyrës. Aktiviteti i nxjerrjes së kripës është braktisur. Duke qënë e pasur me shumë elementë kulturor , zona vizitohet nga shumë turistë. Prodhuesit lokal shesin produkte artizanale. Gërmimet arkeologjike janë momentalisht në progres sikurse restaurimi i monumenteve historike.

Zona e Kune-Vainit , sidoqoftë, kërcënohet nga shumë faktorë, ndër to ndotja industriale dhe mbeturinat shtëpiake. Pas rënjes së regjimit komunizmit në 1991, u krye reforma agrare duke shpërndarë tokën dhe zona u popullua dendësisht. Kjo solli presion të rëndë mbi zonën e lagunës. Pronarët e rinj ndjenë se kishin të drejtën ta menaxhonin vëndin vetë , me anë të praktikave që e degraduan zonën ( rritja e numrit të ndërtesave për turizëm, ndotja, zhurmat, gazrat e makinave, gjuetia e tepruar, peshkimi i paligjshëm, mbikullotja).

Si rezultat, kolonitë e ndryshme të pasura me zogj u zhdukën. Brigjet e detit u zhveshën nga pemët dhe qarkullimi i ujit duhet të përmirësohet në lagunë për të bërë të mundur mbijetesën e gjallesave ujore dhe biodiversifikimin e tyre me qarkullimin e biofaunes ujore nga deti dhe lumi Drin. Për rrjellojë gjuetia, peshkimi, ndërtimet dhe mbikullotja duhet të rregullohen . Ndërsa ndërgjegjesimi mjedisor i popullatës lokale duhet të përmirësohet. Zona e lagur e lagunës Kune-Vain mund të ishte një vend ideal për ekoturizëm dhe duhet të merren masa drejt këtij objektivi.

31 Janar 2015

Njëkohësisht :

Moratoriumi i Skafeve: Durrës. Rrallë e gjatë te kontrollet anti-drogë në port, turistat kthehen mbrapsht me gomone.

Moratoriumi i Gjuetise: Rinas. Krokodili shkakton panik në avjon . Pyjorja deklaron se do kërkonte azil në Shqipëri. Ministria e Mjedisit i jep lejeqëndrim vetëm për dy vjet.

Porti i Shëngjinit. Kinezët kujtojnë se do ua hedhim , nuk pranojnë ftesën e qeverisë për investime dhe deklarojnë :”Shpenzime të kota mbi xhepat e Shqiptarve, fitimet tepër të mëdha , nuk kemi ç’te bëjmë me gjith ato para”.

 

Çfarë mund të bëjë PD-ja për të përmirësuar imazhin e saj? – (Pres sygjerime!)

Çfarë mund të bëjë PD-ja për të përmirësuar imazhin e saj?

1. Të inspirohet nga vëllazëria DELTA e AnimalHouse dhe të transformojë kongresin e dhjetorit në një toga party . E.SH.

2. Të ndërrojnë emrin në : “Partia Demokratike Kombëtare” . M. Xh.

3. Të prezantojë një kalendar seksi të Ciljetës . D.Z.

4. Të mos jenë më autoironikë . A.M.

5. Në zgjedhjet e ardhshme të deklarojnë se për të mundur Edi Ramën do të prezantohen me dy Sali Berisha . B.A.

6. Të mësojnë kuptimin e fjalëve “Parti”, “Demokratike” dhe “Opozitë”. E.K.

7. Të rrëfejnë të kaluarën komuniste të Sali Berishës. B.M.

 

1 2