Janar 2015 arkiva

31 Janar 2015

Njëkohësisht :

Moratoriumi i Skafeve: Durrës. Rrallë e gjatë te kontrollet anti-drogë në port, turistat kthehen mbrapsht me gomone.

Moratoriumi i Gjuetise: Rinas. Krokodili shkakton panik në avjon . Pyjorja deklaron se do kërkonte azil në Shqipëri. Ministria e Mjedisit i jep lejeqëndrim vetëm për dy vjet.

Porti i Shëngjinit. Kinezët kujtojnë se do ua hedhim , nuk pranojnë ftesën e qeverisë për investime dhe deklarojnë :”Shpenzime të kota mbi xhepat e Shqiptarve, fitimet tepër të mëdha , nuk kemi ç’te bëjmë me gjith ato para”.

 

Çfarë mund të bëjë PD-ja për të përmirësuar imazhin e saj? – (Pres sygjerime!)

Çfarë mund të bëjë PD-ja për të përmirësuar imazhin e saj?

1. Të inspirohet nga vëllazëria DELTA e AnimalHouse dhe të transformojë kongresin e dhjetorit në një toga party . E.SH.

2. Të ndërrojnë emrin në : “Partia Demokratike Kombëtare” . M. Xh.

3. Të prezantojë një kalendar seksi të Ciljetës . D.Z.

4. Të mos jenë më autoironikë . A.M.

5. Në zgjedhjet e ardhshme të deklarojnë se për të mundur Edi Ramën do të prezantohen me dy Sali Berisha . B.A.

6. Të mësojnë kuptimin e fjalëve “Parti”, “Demokratike” dhe “Opozitë”. E.K.

7. Të rrëfejnë të kaluarën komuniste të Sali Berishës. B.M.

 

Pushtimi i tokës

Kur flasim për historinë e zbulimeve gjeografike, ose përmes një shprehje mjaft të njohur si “Pushtimi i Tokës” , jo gjithmonë kemi parasysh kuptimin e saktë të kësaj shprehje. Ndryshe nuk mendojme se kush duhet të konsiderohet përsonazhi kryesor i kësaj historie apo zbulimi.
Kryesisht është e dukshme që pushtuesi është njeriu, ose më mirë njerëzit, popujt e ndryshëm që erdhen e shkuan mbi sipërfaqen e planetit tonë ; por të flitet për një protagonist aq të përgjithshëm dhe jo përsonal do të ishte tejet e vështirë të vizatosh profilin historik të pushtimeve të hapësirave tokësore. Toka, në fakt është zbuluar dhe njohur pak nga pak më anë të popullimit të zonave nga grupet e ndryshme njerëzore dhe rindërtimi i kësaj historie të përjetuar nga njerëzit e parë nuk është akoma e mundur sot dhe me shumë mundësi nuk do të jetë e mundur kurrë. Nuk e dimë me saktësi nëse njeriu është shfaqur në planetin tonë në një zonë të përcaktuar nga e cila më pas është përhapur , me anë të migrimeve të përsëritura në të gjithë globin, apo qëniet njerëzore kanë lindur në bërthama të pavarura nga njëra tjetra , në kontinente të ndryshme duke u injoruar për mijëra vjet dhe duke pasur her pas here kontakte rastesore me njeri tjetrin. Ajo që ka ndodhur në këtë kontekst gjatë një miljon e më shumë vite të prehistorisë njerëzore mund të stimulojë fantazinë por ama është akoma pak e ndriçuar nga shkenca.

Nëse i referohemi periudhave historike , të gjithë popujt kanë kërkuar , pak a shumë të njohin zonat dhe popujt që i rrethonin dhe kanë migruar duke njohur në këtë mënyrë gjerë e gjatë kontinentet. Kanë munguar asokohe udhëtarët e vetëdijshëm , eksploruesit e dalldisur që të na lënë raporte mbi udhëtimet e tyre aventuriste. Në 399 e.s , për shembull një prift budist kinez, Fa Hiàn, me disa shokë të tij , filloi një udhëtim rreth e rrotull Indisë, që do të zgjaste reth pesëmbëdhjetë vite. Qëllimi i tij nuk ishte njohja e vendeve të reja por dëshironte te kthehej tek burimet primitive të doktrinës së Budës; dhe për rrjedhojë nxiti fillimin e një serie pelegrinazhes që në shekujt që pasuan , do të lëviznin rregullisht nga Kina drejt atdheut të fillimit të madh. Fa-Hiàni kaloi përmes vargmaleve të Himalajave , pastaj zbriti në luginën e Punjab, kaloi në Indinë qëndrore deri në Kalkutë duke njohur njerëz dhe vende që do ti përshkruante në një raport të tijin . Emri i këtij prifti mund të gjindet në historinë e udhëtimeve të mëdha dhe, në një farë mënyre dhe në atë të ekploruesve edhe pse eksplorimet e tij nuk kishin karakter gjeografik por filozofik e fetar. Por ama nëse i referohemi ” pushtimit të Tokës” , vëmë re se ky përsonazh mbetet jashtë aventurës së madhe që ne ndjejmë edhe pse unike dhe domethënëse e një vagabondimi rastësor popujsh ose të një pelegrinazhi të paorganizuar njerëzish për arësye të ndryshme. Kuptojme gjithashtu se Fa-Hiàn nuk identifikohet me atë protagonistin që vetë “pushtimi i Tokës” presupozon, e pa të cilin duhet të biem dakord që një histori domethënëse e këtij pushtimi nuk ekziston : njeriu mesdhetar.

Historia e zbulimeve gjeografike është në realitet historia e përhapjes së civilizimit mesdhetar në të gjitha rajonet e globit: njerëzit kanë njohur dhe nxënë pak nga pak kontinentet , por vetëm njeriu mesdhetar i ka pushtuar ato. Nuk mund të themi se civilizimi mmesdhetar është superior ndaj të tjerave dhe as që atij do ti jepet prioritet …

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të përmirësuar imazhin e vet publik? – (Pres sygjerime!)

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të përmirësuar imazhin e vet publik? – (Pres sygjerime!)

1. Të realizojë premtimin e tij e të zhduket  pa thënë “Do të kthehem përsëri” . S.M

2. Të lëri politikën dhe të shkruajë autobiografinë e tij nga Ismail Kadare .  E.D.

3. Të ofrohet vullnetar për të luftuar ISIS në Siri dhe Irak . L.Z.

4. Ti lyej flokët ngjyrë bjond. M.K.

5. Të mos tregojë më përralla . V.P.

6. Të vendosë një rekord guiness për fjalinë me më shumë fjalë fyese . Xh.M.

7. Të zgjedhë si këshilltar imazhi Fatos Nanon . E.S.

8.

30 janar 2015

I dashur Ditar sot Berisha tha: “Ka një komplot të errët kundër meje , po po ky komplot do t’ju bëjë të besoni se unë kam thënë se ka një komplot të errët kundër meje !”

28 janar 2015

I dashur Ditar: Opozita do të pranojë refomën gjygjësore vetëm nëse “Gjykatësit tani e tutje do zgjidhen direkt nga populli” , e se “më në fund dhe për të parën herë kjo do të ndodhë edhe për vetë parlamentarët!”

25 janar 2015

I dashur Ditar , sot u kapen dy klandestine në kufi , u refuzohet kalimi nëpër Shqipëri. Një tragjedi e varfërisë në të cilën shumë njerëz ka të ngjarë të mbërrijë në Shqipëri me shpresën për të vdekur rrugës në aksident rrugor. MPM deklaron : “Aksidentet rrugore jane aset kombetar ekskluzivisht dhe vetëm për Shqiptarët!” .