Pushtimi i tokës

Kur flasim për historinë e zbulimeve gjeografike, ose përmes një shprehje mjaft të njohur si “Pushtimi i Tokës” , jo gjithmonë kemi parasysh kuptimin e saktë të kësaj shprehje. Ndryshe nuk mendojme se kush duhet të konsiderohet përsonazhi kryesor i kësaj historie apo zbulimi.
Kryesisht është e dukshme që pushtuesi është njeriu, ose më mirë njerëzit, popujt e ndryshëm që erdhen e shkuan mbi sipërfaqen e planetit tonë ; por të flitet për një protagonist aq të përgjithshëm dhe jo përsonal do të ishte tejet e vështirë të vizatosh profilin historik të pushtimeve të hapësirave tokësore. Toka, në fakt është zbuluar dhe njohur pak nga pak më anë të popullimit të zonave nga grupet e ndryshme njerëzore dhe rindërtimi i kësaj historie të përjetuar nga njerëzit e parë nuk është akoma e mundur sot dhe me shumë mundësi nuk do të jetë e mundur kurrë. Nuk e dimë me saktësi nëse njeriu është shfaqur në planetin tonë në një zonë të përcaktuar nga e cila më pas është përhapur , me anë të migrimeve të përsëritura në të gjithë globin, apo qëniet njerëzore kanë lindur në bërthama të pavarura nga njëra tjetra , në kontinente të ndryshme duke u injoruar për mijëra vjet dhe duke pasur her pas here kontakte rastesore me njeri tjetrin. Ajo që ka ndodhur në këtë kontekst gjatë një miljon e më shumë vite të prehistorisë njerëzore mund të stimulojë fantazinë por ama është akoma pak e ndriçuar nga shkenca.

Nëse i referohemi periudhave historike , të gjithë popujt kanë kërkuar , pak a shumë të njohin zonat dhe popujt që i rrethonin dhe kanë migruar duke njohur në këtë mënyrë gjerë e gjatë kontinentet. Kanë munguar asokohe udhëtarët e vetëdijshëm , eksploruesit e dalldisur që të na lënë raporte mbi udhëtimet e tyre aventuriste. Në 399 e.s , për shembull një prift budist kinez, Fa Hiàn, me disa shokë të tij , filloi një udhëtim rreth e rrotull Indisë, që do të zgjaste reth pesëmbëdhjetë vite. Qëllimi i tij nuk ishte njohja e vendeve të reja por dëshironte te kthehej tek burimet primitive të doktrinës së Budës; dhe për rrjedhojë nxiti fillimin e një serie pelegrinazhes që në shekujt që pasuan , do të lëviznin rregullisht nga Kina drejt atdheut të fillimit të madh. Fa-Hiàni kaloi përmes vargmaleve të Himalajave , pastaj zbriti në luginën e Punjab, kaloi në Indinë qëndrore deri në Kalkutë duke njohur njerëz dhe vende që do ti përshkruante në një raport të tijin . Emri i këtij prifti mund të gjindet në historinë e udhëtimeve të mëdha dhe, në një farë mënyre dhe në atë të ekploruesve edhe pse eksplorimet e tij nuk kishin karakter gjeografik por filozofik e fetar. Por ama nëse i referohemi ” pushtimit të Tokës” , vëmë re se ky përsonazh mbetet jashtë aventurës së madhe që ne ndjejmë edhe pse unike dhe domethënëse e një vagabondimi rastësor popujsh ose të një pelegrinazhi të paorganizuar njerëzish për arësye të ndryshme. Kuptojme gjithashtu se Fa-Hiàn nuk identifikohet me atë protagonistin që vetë “pushtimi i Tokës” presupozon, e pa të cilin duhet të biem dakord që një histori domethënëse e këtij pushtimi nuk ekziston : njeriu mesdhetar.

Historia e zbulimeve gjeografike është në realitet historia e përhapjes së civilizimit mesdhetar në të gjitha rajonet e globit: njerëzit kanë njohur dhe nxënë pak nga pak kontinentet , por vetëm njeriu mesdhetar i ka pushtuar ato. Nuk mund të themi se civilizimi mmesdhetar është superior ndaj të tjerave dhe as që atij do ti jepet prioritet …

Pergjigju